Teksa po zhvillohet gjyqi për vdekjen e George Floyd, i cili ndërroi jetë pasi ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, i vendosi gjurin në fyt dhe i mori frymën, dy ndihmës mjekë, kanë hedhur dritë për ngjarjen.

Ata kanë thënë në një gjykatë të Minneapolis, se Floyd, nuk kishte puls në momentin që ata kishin mbërritur në vendngjarje, madje sipas tyre, nuk dukej sikur merrte frymë.

Ndihmësi mjekësor, Seth Bravinder, tha se kur mbërriti në vendngjarje i kërkoi Xhauvin që të largohej nga Floyd, në mënyrë që të trajtonte pacientin.

Chavuin, i cili është larguar nga forcat policore të Minneapolisit, mohon akuzat për vrasje, ndërsa mediat e huaja kanë publikuar së fundmi momentet e fundit kur mjekët po përpiqeshin të mbanin në jetë 46-vjeçarin Floyd.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: