Në protestën e 95-të, një qytetar kritikoi sjelljen e policisë në protestën e djeshme. Ai tha, se policia bëri gabim që vuri dorë mbi qytetarët.
“Ne jemi populli pas 90-tës. Policia ka bërë gabim që ka vendosur dorë tek qytetarët. Nga ato qytetarë, ai merr rrogën dhe ushqen kalamajt. Policinë mos e urdhëro tani, por kur ka votime, në të gjithë Shqipërinë ka blerje vote.
Këtë duhet të bëjë policia, të arrestojë në kohë votimesh.
Në kohën e votimeve, plotësojnë emër mbiemër firmë për PS, mbush furgonin dhe shko në drejtim të KQZ.Në Shqipëri, nuk duam më që të ketë nga këto lloj gjërash”.
