Policia britanike ka bërë të ditur se tre të dyshuarit që u arrestuan për vdekjen e 39 personave të fshehur brenda një kamioni janë liruar me kusht.

Policia në Anglinë juglindore të dielën njoftoi se një burrë 38 vjeç, një grua 38-vjeçare, që të dy nga qyteti verior anglez Warrington, dhe një burrë tjetër 45-vjeçar nga Irlanda e Veriut, janë liruar pasi janë marrë në pyetje nën dyshimet për vrasje dhe komplot të trafikimit me qenie njerëzore.

Trupat u gjetën herët të mërkurën në një park industrial në Anglinë juglindore.

Policia në Essex të shtunën akuzoi shoferin e kamionit, 25-vjeçarin Maurice Robinson nga Irlanda e Veriut, me akuzë për 39 vrasje dhe komplot lidhur me trafikun e njerëzve, komplot se ka ndihmuar në pastrimin e paligjshëm të parave nga imigracioni. Ai do të paraqitet në gjykatë të hënën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb