Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja në policinë e Gjirokastrës, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shpallja në kërkim e tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit A. K., i cili po drejtonte automjetin tip “Benz”, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në afërsi të fshatit Mashkullorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi A. K. po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: