KOSOVË– Mbrëmjen e djeshme, policët e Gjykatës Speciale të Kosovës kanë ndaluar politikanin e karrierës në Kosovë, Sami Lushtakun.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt është intervistuar mbrëmë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, ku i është konfiskuar edhe telefoni.

Pas ngjarjes, ka reaguar djali i Sami Lushtakut, që është dhe deputet i parlamentit. Mërgim Lushtaku shprehet se është krenar për babanë e tij dhe Kosova duhet të jetë krenar me të.


“Krenarë që të kemi”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb