Policia e Tiranës gjatë kontrolleve të ushtruara në kryeqytet ka arritur të arrestojë 7 drejtues mjetesh, të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet nen efektin e lendeve narkotike.

Nga ana tjetër 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë janë vendosur në pranga për prodhim dhe shitje narkotikesh, pasi nga kontrollet fizike u janë gjendur ne trup dhe automjet, sasi të ndryshme lënde narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nga seksionet e parandalimit dhe sigurise ne Komisariatin Rajonal te Policise Rrugore Tirane, nisur nga te dhenat e aksidenteve rrugore te fundit dhe shkaqet e dyshuara si faktore kryesore ne keto ngjarje rrugore, jane organizuar sherbime te dedikuara/parandaluese ndaj disa target shkeljeve me rrezikshmeri te larte per sigurine rrugore.

Nga zbatimi i kontrolleve te grafikuara ne rruget me rrisk per ngjarje rrugore dhe ndaj mjeteve me sjellje “agresive”, ne raport me shpejtesine dhe drejtimin e mjeteve nen efektin e lendeve droguese, jane konstatuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances:

• 7 drejtues mjetesh, te cilet jane verifikuar duke drejtuar mjetet nen efektin e lendeve droguese.

• 2 drejtues mjetesh dhe 2 pasagjere per prodhim dhe shitje narkotikesh, pasi nga kontrollet fizike u jane gjendur ne trup dhe automjet, sasi te ndryshme lende narkotike.

Gjithashtu, gjate kontrolleve policore per verifikimin dhe verbalizimin e shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugor, jane kapur ne kushtet e flagrances per vepren penale te “Korrupsionit aktiv ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, 9 drejtues mjetesh te cilet per te shmangur sanksionet e parashikuara ne Ligj per shkeljet e kryera, u kane ofruar agjenteve verifikues shuma te ndryshme monetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: