Në të gjitha rrugët e qarkut Durrës vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me radarë, kamera, aparate forografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve në fundjavë, në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, kanë konstatuar disa drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, janë arrestuar në flagrancë 10 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

? Është tërhequr 1 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

? Janë vendosur 130 masa administrative, për tejkalim shpejtësie;

? Janë vendosur 88 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 7 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë qarkun, 562 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë shërbimeve të Policisë Rrugore???♂, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparate fotografike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb