KORÇË

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës pasi kanë kundërshtuar me forcë policinë e cila kishte shkuar për t’i shoqëruar pas një konflikti me një person të tretë.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe V. B., 22 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi këta shtetas për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, në lidhje me një konflikt në të cilin të dy ishin përfshirë me një person tjetër.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: