Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erdia Skëndaj teksa ka mbajtur një deklaratë për mediat para Komisariatit Nr.1 ka dënuar edhe një herë shoqërimin dhe mbajtjen mbi 5 orë të protestuesve në këto ambiente.
Ajo tha se për rastet do të ndiqet rruga institucionale dhe do të zbardhet çdo rast.

“Nuk duhet të mbaheshin kaq gjatë, mbi 5 orë. Ne kemi ngritur zërin. Do të zbardhim çështjet, më vjen mirë që u liruan.
Do të ndjekim rrugën institucionale për të gjithë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb