Forca të shumta policie kanë zbarkuar në Sauk, ndërsa janë në kërkim të të shumëkërkuarit Eljon Hato. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se policia ka gjetur makinën e Eljon Hatos, ndërsa është vënë pas për ndjekjen dhe arrestimin e tij.
Eljon Hato është shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen ‘Metamorfoza’, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.

Hato ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë. Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal. Emri i Hatos doli dhe në përgjimet në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: