Politikani italian z. Masimo Romagnoli u prit nga Kryetari i Keshillit te Qarkut Vlore , Ervis Mocka ne ambientet e institucionit te Qarkut Vlore.

Arsyeja kryesore e vizites ishte diskutimi mbi çështje qe lidhen me shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri si edhe mundesi bashkepunimi ne kuader te programeve Interreg. Romagnoli tregoi mbi dëshirën e shumë Italianëve qe kane zgjedhur Shqipërine, më konkretisht jugun e Shqipërisë per pushime, por edhe per te jetuar.
.
Sipas Romagnolit, tashmë po shikohet mundësia për të zgjidhur çështjen e lejeqëndrimeve të pensionistëve që duan të jetojnë në Shqipëri për të lehtësuar procedurat.

Z. Mocka u perqendrua te ndryshimet e medha qe jane bere ne Vlore, sidomos vitet e fundit, duke u kthyer ne nje epiqender interesi per turistet, posacerisht per turistet dhe sipermarresit italiane. Duke qene nje perfaqesues i qeverise italiane ne Bruksel, edhe per ceshtje te zhvillimit te territorit permes fondeve te BE-se, Romagnoli propozoi mundesite qe i jepen Shqiperise ne kete drejtim duke bashkepunuar me vendin fqinj.

Bazuar ne pervojat e meparshme dhe sfidat aktuale qe, jo vetem KQ Vlore, por edhe institucione te tjera perballin ne zbatimin e projekteve te tilla, Mocka paraqiti nevojen e bashkepunimit ne drejtim te trajnimit dhe ngritjes se kapaciteteve te stafeve te projekteve prane institucioneve, gje qe u konsiderua me vend nga delegacioni italian, si nje prej hapave te rendesishem qe orienton bashkepunime te mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb