SHKODER – Polumbarët kanë arritur të gjejnë varkën e dy peshkatarëve, që u përmbys një ditë më parë në lumin Buna. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se polumbarët kanë arritur të lokalizojnë varkën, por nuk kanë gjetur ende asnjë gjurmë të peshkatarit të zhdukur Ismet Shaba.

Peshkatari 52-vjeçar Ismet Shaba ndodhej në varkë me 59-vjeçarin Isuf Vejuka, kur mjeti është përmbysur si pasojë e erërave të forta. 59-vjeçarin Vejuka arriti të dilte nga uji, ndërsa peshkatari Ismet Shaba nuk është gjetur ende.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: