Presidenti Ilir Meta publikon pamje nga manifestimi i mbrëmjes së kaluar, ku shihet bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur plot njerëz.

Përbri pamjeve, Kreu i Shtetit jep mesazhin e fortë se demokracia nuk rrezikon kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti kërkon të shtypë vullnetin e popullit.

“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. POPULLI KUQEZI ËSHTË ZGJUAR! ?? #PërKushtetutën?? #PërRepublikën?? #PërShqipërinë?? #PërKombin??”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb