Numri i përdoruesve aktivë në median sociale është rritur në mbi pesë miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar tetë miliardë njerëz.

Sipas një studimi kjo daton që kur Facebook nisi aktivitetin, tashmë 20 vjeçar, platformë që nisi epokën e medias sociale.

Sipas studimit numri i përdoruesve të medias sociale është rritur me 5,6%, duke tejkaluar rritjen prej 0,9% të popullsisë botërore.

Rrjeti social më i populluar është Facebook me 2,19 miliardë përdorues. Instagram, gjithashtu nga Meta, është i dyti me 1,65 miliardë, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1,56 miliardë.

Përdoruesi mesatar i medias sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6,7 platforma çdo muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb