Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Sokol Mëngjesi. Nga foltorja e Kuvendit, ministri shpërtheu ndaj opozitës, ndërsa theksoi se të gjithë ranë në batakun e Berishës, duke akuzuar si porositës Ramën dhe ekzekutues të urdhrit.

Balla hoqi paralele me vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998 dhe kujtoi se atëherë Sali Berisha doli dhe akuzoi kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano për ngjarjen.

“Policia e zbardhi ngjarjen, e bëri dhe atë publike. Por duhet të kishte një reflektim. Te rruga e Salës e njëjtë porosi. U porosit nga Rama, dhe u ekzekutua nga Taulant Balla. Shqiptarët i dini budallenj? Kolegët e zotit Mëngjesi ishin ata që ndihmuan për zbardhjen e ngjarjes. Ministri i Drejtësisë reagoi për ngjarjen dhe u solidarizua. Por si u politizua kjo ngjarje? Siç politizuat dhe pr.ligjin për sistemin e adresave. I uroj shërim të shpejtë avokatit dhe drejtësia të bëjë punën e saj.”, -tha Balla.

“E kuptoj Gjekmarkajn që iu desh të shkonte te kati i tetë te Mustafa Matohiti, për të gjetur një fjalë. Helbete e vuani shumë në fakt si nënkryetar i parë i PD-së, por nuk do të kisha reaguar nëse dhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Berisha dhe zëdhënësit, nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të Berishës në 12 shtator 1998, ku u vra lideri historik i vërtet i PD, Azem Hajdarit. Doli në konferencë dhe emërtoi Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi diçka ndryshe, policia konfirmoi diçka ndryshe”, vijoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb