Portieri Gentian Selmani i solli fat skuadrës së Laçit sonte, teksa në rikthimin e tij (debutoi) te kjo skuadër, ekipi mundi Partizanin sonte.

“Ekipin e kam gjetur shumë mirë. Ka harmoni edhe për shkak të dy fitoreve. Ekipi tregoi karakter me këtë fitore, e vlerësuam sfidën dhe mendoj që e merituam fitoren.

Dajsinani? Mario është një portier shumë i mirë. Kemi kohë që njihemi do të mundohemi të ndihmojmë Laçin. Për mua ishte një kthim dhe duhet të falënderoj presidentin Laska që më dha mundësinë të kthehem dhe shpresoj që bashkë me Dajsinanin të ndihmojmë skuadrën që të arrijmë objektivat.

Objektivat e Laçit? Ne duhet ti marrim ndeshjet me radhë, por objektivi kryesor është një vend në Europë. Për më shumë duhet vazhdimësi dhe pak fat.

Si e gjeni Laçin? Ka qenë gjithmonë një skuadër kompetitive dhe tashmë jemi në objektivat që Laçi ka pasur gjithmonë dhe shpresojmë që të bëjmë mirë deri në fund”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb