Portieri i Freiburg, Mark Flekken ka një punë mjaft të vështirë përpara, teksa nesër në Torino ndaj Juventusit për Europa League duhet të bëjë mirë mes shtyllave, për  t’i dhënë skuadrës gjermane një rezultat pozitiv.

“Unë mendoj se do të jetë një moment kulmor për disa prej nesh. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi të shijojmë ndeshjen dhe të marrim më të mirën. Nuk mendoj se duhet t’i themi askujt se Juventus ka një ekip të shkëqlyer me cilësi shumë të lartë individuale. Ka lojtarë që luajnë në nivel botëror, jo vetëm për Juventusin, por edhe për ekipin kombëtar.

Nervoz? Po të ishte kështu, do të ishte tashmë dita e ndeshjes. Zakonisht kur del në fushë me një turmë të tillë në një stadium të tillë, harron nervozizmin. Rëndësi ka që të mbash topin, të shënosh dhe mos pësosh”, tha Flekken.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb