Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar përgjatë Rrugës së Elbasanit në drejtim të stadiumit “Air Albania”.
Gjatë ecjes, ata kanë brohoritur slogane si “Poshtë diktatura” dhe “Shqipëri etnike”, ndërsa kanë bërë thirrje edhe për qytetarët që ndodheshin në lokalet përgjatë itinerarit t’u bashkohen protestës.
Marshimi është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të përsërisin kërkesat e tyre për dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshim politik.
