“Poshtë diktatura”! Me këto thirrje vijon protesta para Kryeministrisë, ku studentët dhe pedagogët kanë përcjellë mesazhin e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama.
Mes duartrokitjeve, protestuesit kanë përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, duke refuzuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri.
Studentët, pedagogët dhe qytetarët e mbledhur para godinës së Kryeministrisë vijojnë protestën, ndërsa kërkojnë largimin e Ramës dhe lirimin e studentëve të ndaluar.
