Rezultatet e protestës së 7 korrikut dhe vijueshmëria e aksionit opozitar kanë qenë temat e nxehta të diskutimit që kanë përplasur analistin Artur Zheji me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Klevis Balliu në studion e emisionit “Open”.

Zheji i ka kërkuar Bylykbashit një axhendë ku tregohet strategjia që do të ndjekë PD për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, madje duke i treguar shembullin e Sri Lankës, dhe deputeti demokrat e konfirmoi se i njëjti fat e pret edhe kryeministrin shqiptar.

DEBATI:

Bylykbashi: Është denoncimi, përplasja politike në parlament, hapja ndaj grupeve të interesit.

Vasili: A ka PD guximin të denoncojë oligarkët e Edi Ramës sot? Aferat e tyre, t’i faktojë ato?

Bylykbashi: Unë përmenda atë që është afera që do rrëzonte çdo lloj qeverie.

Vasili: E ka bërë LSI atë, jo ju!

Bylykbashi: E ka bërë zoti Këlliçi në komision.

Zheji: Kush i lan këto para?

Bylykbashi: Ka një tentativë për të zvogëluar atë që ndodhi më 7 korrik.

Zheji: Unë ta zvogëloj? Unë dua ta trefishoni mo.

Bylykbashi: Ndoshta jo ju por kolegë tuaj kanë dashur që të jetë më e vogël. Çfarë është thënë në studion këtu, se do të ketë edhe protesta të tjera. Pushteti është rrotacion me votë. Ne atë po ndërtojmë. Nëse më pas Edi Rama bllokon ndërtimin e rrotacionit politik ajo është gjë tjetër. Tani opozitarizmi.

Zheji: Ju e patë ça ndodhi në Sri Lanka?

Bylykbashi: Nëse vazhdon ajo i pret.

Balliu: Ajo i pret edhe këta.

Zheji: Mbas 4 vjetësh thoni ju?

Balliu: Pse ju mendoni se mbaroi në 7 korrik, kjo atje filloi.

Zheji: Ma jepni axhendën!

Bylykbashi: Pse do axhendë ti?

Zheji: Po mo se do organizim kjo.

Balliu: Rëndësi themelore ka se u vra indeferentizmi.

Zheji: Njerëzit po nuk i pickove te portofoli i vetë nuk ngrihen.

Balliu: Jo s’ka fjalime këtu, as metafora, por përdorim fakte se po merren toka për pallate. Nuk është çështja se do ikë njëri dhe do vijë tjetri ore zotëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb