Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me aksionet opozitare që lakuara si mosbindja civile apo dhe protestat.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Fuga shtron pyetjen nëse ka opozita ka këllqe për të bërë këto skenarë. Ndër të tjera ai shton se në Republikën e Shqipërisë të gjitha postet politike në administratë, postet shtetërore të fituara me zgjedhje ose me emërim, nuk mund të mbahen më shumë se dy mandate.

REAGIMI I FUGËS
Ka kellqe opozita, ciladoqofte ajo, e verteta, ajo prej gjasme, ajo gjysmegjasme, opozita sipas hallit, opozita pa opozitare, opozita e studiove televizive, opozita grindavece, opozita e miliardereve, opozita e opozites, etj., t’i leje skenaret me dedektiva dhe te shpalli kete?
Ne Republikën e Shqipërisë te gjitha postet politike ne administrate, postet shtetërore te fituara me zgjedhje ose me emërim, publike, ose gjysme publike, mund te mbahen jo me shume se dy mandate, dhe ne raste te caktuara me ligj, vetëm një mandat, pa te drejte përsëritjeje.
Ka kellqe dhe vullnet?
Nese nuk ka, te n’a lene te shtyjme jetem si dîme vete, rrakazhdraka, te pakten te n’a rrine veshet rehat!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb