ITALI

Loja e futbollit, pastaj lajmi se shoku ishte shtruar në spital dhe rezultoi pozitiv për koronavirusin dhe në fund karantina dhe tamponi.

Në një intervistë në Rete 4, i riu Simone tregon ngjarjen që e bëri protagonist, duke shpjeguar se si kishte pasur kontakt me Mattian, 38-vjeçari me origjinë nga Castiglione d’Adda (Lodi) dhe i njohur si “pacienti një” në Itali.

“Të shtunën, ditën e lojës, unë shkova me makinë me Mattian – shpjegon Simone në lidhje me telefon me Rete 4. – Në atë moment ai ishte mirë, nuk kishte madje as kollë, por kur shkuam më pas për të ngrënë diçka filloi të ketë dhimbje koke dhe kërkoi një anti-inflamator ”.

Pastaj Simone sqaroi procedurat që të gjithë anëtarët e ekipit u detyruan të ndiqnin sapo u futën në karantinë. “Ata na thirrën duke thënë që të qëndrojmë në shtëpi, të izoloheshim dhe se do të kalonin për të marrë tamponin. Kur i pashë që hynin ishte surreale por realisht ndodhi”.

Pavarësisht se ka dalë pozitiv për coronavirusin Covid-19, Simone nënvizon se nuk ka pasur as probleme me frymëmarrjen dhe as temperaturë.

Në Itali janë shënuar deri tani 21 viktima dhe mbi 800 të infektuar, pjesa më e madhe në Lombardi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb