Aktivistja Luçina Kokaj në fjalën e saj para Kryeministrisë ka cituar zv.presidentin e PE, Nicolae Ștefănuță, i cili ka dënuar dhunën e ushtruar dje nga policia ndaj protestuesve.
Kokaj citoi edhe rezolutën e PPE ku dënohet dhuna ndaj protestuesve dhe po ashtu deklarohet solidariteti me mijëra protestuesit.
“Zv.presidenti i BE është shprehur se dënon çdo dhunë të ushtruar ndaj protestuesve, dhunën e djeshme.
Përjetuam mbështetjen e të Gjelbërve.
PPE, e spektrit te djathtë është shprehuar pro protestës. Më lejoni të citoj disa nga paragrafët e PPE:
Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e shtetit të së drejtës.
Solidaritet me protestuesit që protestojnë paqësisht, e drejta për tubim paqësor ëhstë e drejtë themelore.
Njoh kërkesat legjitime të protestuesve.
Duhet hetim i korrupsionit të niveleve të larta, ndëshkim i krimit zgjedhor, mbrojtjen e mnjedisit, trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së pronës.
Dënohet çdo përpjekje për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët, shoqërinë civile.
U bën thirrje institucioneve të BE që të vijojnë monitorimin dhe që anëtarësimi të mbetet i lidhur ngushtë me shtetin e së drejtës”, deklaroi ajo.
