TIRANE

Deputeti i PS, Bashkim Fino ka kërkuar ngritjen e një grupi ndërministror për nivelin e pagave nisur nga Presidenti i Republikës, Kryetari Kuvendit, Kryeministri e deri tek nëpunësi shtetëror.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet projekt buxheti i vitit 2019, Fino tha se nuk mund të paguhen gjykatësit me shumë se Presidenti i Republikës cilido qoftë ai.

“Urgjent ngritja e një grupi ndërministror për nivelin e pagave. Nuk ka mundësi që gjykatësit të paguhen me shume se Presidenti i Republikës cilido qoftë ai. Propozoj që qeveria brenda 6 muajsh të bejë rregullim të pagave. Qeveria të vendose hierarkinë e re në sistemin e pagave”- tha Bashkim Fino.

(d.d/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb