Një djalë 6-vjeçar nga Francavilla Fontana e Brindisit raportohet se ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues rrobash dhe nëna e tij në panik për të birin është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre.

41-vjeçarja ka ‘fluturuar’ nga kati i tretë i pallatit në Francavilla, por ajo dhe fëmija janë shtruar në spitalin Antonio Perrino, ku mjekët kanë thënë se gruaja fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Sa i përket djalit të saj, ai është nën vëzhgimin e mjekëve pasi ka pësuar djegie në gojë.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se fillimisht u supozua se ishte gruaja ajo që e kishte detyruar fëmijën të konsumonte lëndën e dëmshme.

Kanë qenë disa kalimtarë që kanë thirrur për ndihmë. Nënë e fëmijë janë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët, por karabinierët po hetojnë për të zbardhur plotësisht detajet e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb