Letonia ka paralajmëruar qytetarët e saj të mos udhëtojnë në rajonin e Moldavisë në Transnistria.

Ministria e Punëve të Jashtme të Letonisë i bën thirrje qytetarëve të saj nëse ndodhen në Transnistria të largohen menjëherë dhe të ndërpresin çdo udhëtim në këtë vjen.

Ky paralajmërim vjen për shkak se ditëve të fundit konfliktet në këtë zonë janë rritur dhe gjithashtu shqetësimi se konflikti ukrainas mund të shtrihet më gjerë është i lartë, kjo edhe për shkak se ndodhet pranë kufirit me Ukrainën.

Rusia ka dënuar ashpër përpjekjet për të përfshirë Transnistrinë në zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: