TIRANË

“BalkanWeb” zbardh pjesë nga vrasja horror e Eglantina Bucit, nga vëllai dhe babai i saj, Shkëlzen e Faik Buci, të cilët e ekzekutuan me plumb në fytyrë dhe e groposën në Malin me Gropa.

Në pjesën që “BalkanWeb” sjell të zbardhur më poshtë janë momentet kur Shkëlzeni lidh kontaktet me të motrën, që ishte larguar nga shtëpia me një djalë që e donte, por që nuk ja pranonte familja, si dhe bisedat e fundit mes tyre, para se ai ta vriste.

Në momentet e fundit, thuhet në dosje, Eglantina i është drejtuar të vëllait, duke i thënë se “pranoj të fejohem me kë të doni ju, edhe sakat të jetë se kam problem”, por Shkëlzeni i ka thënë “e ke marrë rrugën e m…”.

Pjesë nga dosja:
Nga Shkëlzeni gjithashtu ka mësuar se Faiku, por edhe Shkëlzeni, kishin debatuar me shtetasin Bashkim Buci, për arsyen se përse ai e mbante në shtëpinë e tij Eglantinën. Po kështu mban mend se te kafe “Europa” janë takuar Eglantina, Faiku, Shkëlzeni, djali me të cilin ishte larguar Eglantina, pasi ajo kishte marrë lekët nga shtëpia, si dhe një djalë tjetër me emrin “Visi”, i cili ishte shoku i të dashurit të Eglantinës. Nga Shkëlzeni ka mësuar se takimi ishte bërë me qëllimin që personi të pranonte fejesën me vajzën dhe familja ta pranonte këtë fejesë. Në përfundim të bisedës ata kishin rënë dakord për këtë fejesë. Që prej këtij takimi shtetasi Shkëlzen Buci ka rikrijuar lidhje me motrën e tij Eglantinën dhe ata komunikonin në telefon së bashku. Gjatë kësaj periudhe ai (M.T.) ka pasur në përdorim edhe një automjet tjetër, i cili ka qenë “Volksvagen Golf 2” ngjyra e bardhë me targa të reja “AA”, të cilat nuk i kujtohen. Aty ka parë se në automjet në sediljen e parë të pasagjerit ishte ulur Eglantina. Ai (M.T.) ka hipur në automjet dhe është ulur në sedilien e pasme të tij.

Në këtë moment Shkëlzeni i ka thënë se do të shkonin të pinin kafe dhe se nuk do të vonoheshin shumë. Kanë marrë rrugën në drejtim të malit dhe deri në një farë vendi është bërë bisedë normale. Pasi kanë marrë djathtas në drejtim të gurores, Eglantina i ka thënë Shkëlzenit, i cili drejtonte automjetin, “Ça duam këtej, ku po na çon” dhe Shkëlzeni i ka thënë që “këtej është më qetë”. Pasi kanë kaluar vendin e quajtur “Guroret” në Dajt Eglantina është shqetësuar dhe i ka thënë Shkëlzenit “Mos më bësh gjë”, por Shkëlzeni i është përgjigjur që “Pasi të mi tregosh të gjitha ato që di dhe që ke bërë do të kthehemi prapë”.

Në këto momente Eglantina i ka thënë “Po përse këtej, ato që unë di ti kam thënë”, por Shkëlzeni i ka thënë që “poshtë ti bërtet, më mirë këtej”. Gjatë rrugës Shkëlzeni vazhdonte ta pyeste Eglantinën si: pse ike me atë, lekët pse i more, pse na turpërove etj., dhe Eglantina i është përgjigjur se “Lekët mi morën se më droguan, ju më fejuat me zor me personin që nuk e doja” dhe biseda të tjera të ndryshme. Nga momenti që kemi kaluar “Guroret” dhe janë kthyer majtas në drejtim të Qafë Mollës, rruga ka zgjatur rreth një orë deri te vendi ku Shkëlzeni ka ndaluar automjetin. Gjatë gjithë rrugës Shkëlzeni vazhdonte t’i bënte presion Eglantinës me pyetje të ndryshme dhe një moment ajo (Eglantina) përpara se ai ta ndalonte automjetin i ka thënë “pranoj të fejohem me kë të doni ju, edhe sakat të jetë se kam problem”, por Shkëlzeni i ka thënë “e ke marrë rrugën e m…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb