Arda Kurtulan është parë vazhdimisht si pasuesi i Elseid Hysajt te Kombëtarja e Shqipërisë. Fakt është se trajneri Maran e kontaktoi për ta ftuar, por Goztepe u bë pengesë për shkak të rregullit të lojtarëve ekstra komunitarë në Turqi.

Kurtulan u raportua se arriti një marrëveshje së fundmi me Gallatasarajn në Turqi. Ndërkohë çdo gjë ka mbetur në ajër mes klubeve, pasi fillimisht Goztepe synon të nënshkruajë me Husejin Maldar nga Bursaspor.

Gallatasaraj ndërkohë ka ofruar 6 milionë euro. Sa i përket Goztepes raportohet se e refuzoi këtë shifër, duke qenë se kërkon 8 milionë euro.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Po ashtu mbetet për t’u parë nëse Kurtulan do të ketë mundësinë për t’u ftuar nga Shqipëria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb