Ministria sllovene e Punëve të Jashtme i ka kthyer Ambasadës së Kroacisë në Lubjanë dhuratën e Vitit të Ri që ishte një pako me çokollata të Krashit, duke e vlerësuar, si një provokim të pastër. Ambasada kroate në Slloveni, ka njoftuar në televizionin “Tv N1”,  që u ka dërguar bashkëpunëtorëve sllovenë me punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kabinetit të kryeministrit Miro Cerar dhe atij të kryetarit Borut Pahor, një pako çokollata si dhuratë të fundvitit. Gazeta sllovene Dnevnik.si. ka publikuar se politikanët sllovenë të cilët duken jo edhe aq të lumtur me dhuratën që e kanë marrë dhe për të kanë thënë të jetë një provokim që nuk mund të merret me mend.

Siç shkruhet në letrën e pakos me çokollata të Krashit, ka qenë një hartë e pjesshme kroate në të cilën shkruante “Pozdrav iz Hrvatske” (Përshëndetje nga Kroacia). Por, kur të hapet kutia, në anën e brendshme të kapakut, bie në sy pjesa tjetër e hartës kroate dhe kufiri ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë i bërë në mes të Gjirit Piran. Meqë kufiri ndërmjet këtyre dy shteteve ende nuk është përcaktuar, MPJ e Sllovenisë ia ka kthyer çokollatën Ambasadës së Kroacisë të futur në qese me mbishkrimin “I Feel Slovenia” (Unë e ndjej Slloveninë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: