Dy civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Kherson. Në një deklaratë për televizionin ukrainas, guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin iu referua tre sulmeve ruse, teksa tha se granatat në një shkolle vranë një civil dhe plagosën një tjetër.

Ndërkohë një tjetër person humbi jetën kur predha artilerie goditën një park në qytetin Kherson mëngjesin e sotëm. Një tjetër është plagosur në periferi të qytetit, shtoi guvernatori i qarkut.

Ushtria ukrainase çliroi Kherson nëntorin e kaluar, pothuajse tetë muaj pasi u kap nga forcat ruse.

Rajoni po goditet nga pushtuesit rusë, të cilët kanë vendosur praninë e tyre në bregun përballë të Dnieper.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: