Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 7-marsin për mësuesit, roli i të cilëve është i madh në edukimin e brezit të ri dhe në zhvillimin e gjithanshëm arsimor e kulturor të kombit.

Edukimi është i pandarë nga libri, ndaj Jole për të dytin vit radhazi në bashkëpunim me shtëpitë botuese dhe Akademinë e Shkencave organizoi ceremoninë e dhurimit të librave në gjimnazin e qytetit “Themistokli Gërmenji”.

Janë 3000 tituj që do të shpërndahen për 30 shkolla të mesme në qarkun e Korçës, ndërsa një fond i posaçëm do shkojë për bibliotekën e Universitetit “Fan Noli” dhe Biblotekën e qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ky aktivitet, Jole përcolli urimin per mësuesit duke dhënë njëkohësisht edhe mesazhin mbi rëndësinë e librit dhe leximit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: