Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë që më pas kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv. Të ndihmuar dhe nga era flaket janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger, Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj.

Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri.

“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusura tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikimi sado minimal në këto zona. Katundi vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor, një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destanacioni turistik.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banorëve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat dhe jetën e banorëve të Bulgerit. Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë që Katundi Vjetër si destanacioni turistik është përfshirë te “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimin e turizmit malor “jo vetëm nuk mbështetet por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës saj të mahnitshme?!!Shkunduni o rob se latë nam e se kuptoni se jeni ba qesharake në sytë të komunitetit!!!”- shkruan Ruçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb