Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me banorët në fshatin Bago.

Gjatë këtij takimi, banorët i kanë shprehur Grida Dumës të gjitha problematikat që ndeshen, duke nisur nga mungesa e energjisë elektrike, ujit e deri tek rrugët.

Grida Duma, i tha qytetarëve se Partia Demokratike ka në plan të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore deri në 50 milionë euro në vit. Më tej, ajo theksoi se ky financim do të lehtësonte punën e përditshme të fermerëve e bujqëve.

Pjesë nga biseda:
Banorja 1: Shtetin nuk e njohim, ka 8 vite nuk kemi parë asnjë të shkelë këtu.

Banori 2: Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë… asgjë! Vetëm na kërkohet ti paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër s’kemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa”

Grida Duma: Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori. Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve. Ju garantoj se Shqipëria Fiton me datë 25 Prill!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb