Që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, Bora Zemani nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër romantike. Moderatorja deklaroi pas ndarjes se nuk do të tregojë me asnjë detaj për jetën e saj private, pasi ekspozimi online ka qenë një faktor që i ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike.
DItën e sotme, teksa ishte e ftuar te “Goca dhe Gra”, moderatorja u pyet për statusin e saj aktual dhe përgjigja ishte: “Single”.

Ndërkohë, të gjithë janë kuriozë të dinë arsyen pse bukuroshja e ekranit nuk ka lejuar asnjë mashkull tjetër të bëhet pjesë e jetës së saj. Zemani tha:

“S’na del koha për vete. Ç’të bëjmë? Më vjen keq të shprehem kështu (që tregu është skandaloz) se mos ka ngelu ndonjë që mund të bëjë dhe na merr inat me këto thashethemet. Gjithsesi, edhe në këtë periudhë që unë jam, çuni është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal.

Unë jam e angazhuar dhe me shumë punë. Shtatë vjeç bën në dhjetor, në klasë të dytë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër është për Arborin absolutisht. Kështu që, shumë e vështirë është të gjesh dhe diçka tjetër”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas përfundimit të “Për’puthen 2”, moderatorja u përfol për një lidhje me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrent të programit. Por pas gjithë thashethemeve, Zemani reagoi në një postim në Instastory, ku shkroi:

“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.

Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb