Një vatër zjarri e cila vijon të jetë aktive që nga dita e djeshme, ka shkrumbuar disa hektar pyll me pisha në Njësinë Administrative Kukur.

Terreni i vështirë dhe era kanë favorizuar flakët të cilat kanë djegur drurët shekullorë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja, ka raportuar për BalkanWeb, se në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, forcat zjarrfikëse po bashkëpunojnë me banorët e zonës dhe Shërbimin Pyjor.

Shefi i Zjarrfikëses Gramsh, z. Ilir Lapushi, u shpreh se zjarri ka shkrumbuar më shumë se 50 hektar dhe situata është tepër e vështirë, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Ai ka bërë me dije se po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.

Nëse zjarri do të vazhdoje me këtë ritëm, rrezikohet të futet edhe në fshatin Mukaj dhe Sojnik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: