Kundërofensiva ukrainase prej disa ditësh tashmë ka dhënë rezultate të dukshme, me çlirimin e një pjese të madhe të territoreve të pushtuara nga trupat ruse.

Pamjet nga qytetet e çliruara dhe pritja që banorët tashmë të lirë i bëjnë ushtrisë vendase, është bërë virale në rrjet.

Agjensia e lajmeve Nexta ka raportuar se ushtria çlirimtare ka liruar pesë adoleshentë të cilët deri në ato momente mbaheshin të burgosur nga trupat e Putinit në një bodrum për një javë rresht.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se fillimisht forcat pushtuese kryen me adoleshentët procedurë filtrimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb