Marjana Koçeku njoftoi largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, duke dalë si deputete e pavarur në Parlament pas protestave masive të pandalura në Tiranë dhe më gjerë, të cilat kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ditën e sotme, Koçeku ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale rreshtimin e saj në mbështetje të protestës.

Përmes imazhit të një flamengoje, Koçeku duket se ka bërë të ditur se është bashkuar me protestën, e cila gjerësisht është etiketuar edhe si “Revolucioni i Flamingove”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb