Të hënën në Itali është paralajmëruar një grevë e përgjithshme, 24 orë. Protesta pritet të shkaktojë bllokime dhe probleme të mëdha në transportin publik, hekurudha, shkolla, spitale dhe zyra shtetërore.
Greva është organizuar nga sindikatat italiane, përfshirë punonjës të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin.
Sindikatat italiane kërkojnë ndërprerjen e përfshirjes së Italisë në konfliktet ndërkombëtare dhe ndalimin e industrisë së lidhur me riarmatimin.
Gjithashtu bëjnë thirrje që fondet të përdoren për paga, pensione, shërbime publike, siguri në vendin e punës dhe strehim social.
