Premier League është në ndeshjet e fundit të saj teksa një garë e fortë po bëhet për zonën Champions League.

Arsenal është thuajse jashtë objektivit për të kapur një vend në top 4-she pas barazimit me Fulhamin e vendit të 18-të. Topçinjtë e Londrës evituan madje humbjen ndaj Fulham, të ciëlt kaluar të parët në avantazh me penalltinë e Majas në të 59-ën, kurse në të 97-ën Edward Nketiah barazoi shifrat.

Nga ana tjetër Manchester United fitoi 3-1 ndaj Burnley duke blinduar vendin e dytë, teksa titulli duket thuajse i fituar në rivalët e përjetshëm, Manchester City.

Lufta për zonën Champions në Premier League është më e ndezur se kurrë, me vendin e 3-të dhe të 4-t që momentalisht i kanë dy surprizat e sezonit, Leicester dhe Ëest Ham, ndërsa ndjekin Chelsea, Liverpool, Totenham dhe Everton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb