Premier League po shkon drejt përmbylljes së javës së 6-të e cila plotësohet me sfidën e së hënës Brighton-WBA.

Everton është thyer pas 5 ndeshjesh pa humbje teksa Southampton i ka shkaktuar disfatën e parë ekipit të Ancelotti-t.

2-0 ka përfunduar sfida teksa Everton e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Digne.

Nga ana tjetër Arsenal ka humbur minimalisht 0-1 ndaj Leicester me golin e vetëm të Vardy-t në minutën e 80′. Gjithashtu Wolverhampton barazoi 1-1 ndaj Newcastle me Jacob Murpy që evitoi humbjen për bardh e zinjtë në minutën e 89′.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb