Një pasagjer i taksive Uber ka bërë një xhiro që ai nuk do ta harrojë kurrë pasi iu desh t’i jepte vetë makinës për të shkuar në shtëpi sepse zbuloi që shoferi ishte i dehur.

Surya Oruganti thotë se ai prenotoi një taksi Uber pasi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Indisë, por sapo hyri në makinë zbuloi se shoferi s’mbante dot as veten e tij.

Ai vendosi ta marrë makinën vetë e kështu i dha asaj për 30 kilometra deri në shtëpi.

Pasagjeri e bëri vetë të ditur këtë që ndodhi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku hodhi një foto të tijën dhe shoferit të zvarritur përgjumësh në sedilje.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: