Prerja e paligjshme e pyjeve vazhdon që të jetë një fenomen negative,     që vijon në mënyrë permanente në qarkun Dibër.

Gazetari Enver Doci raporton për “Balkanweb” se IKMT e qarkut shprehet se vazhdon aksioni për të frenuar këtë fenomen.

  • foto galeri

Një gjë të tillë thotë edhe drejtori i IKMT në Dibër, Lutfi Miftari.

Sipas urdhërave, në vendin e quajtur Prat, në njësinë administrative Selishtë, IKMT ka bllokuar një mjet me lëndë drusore, që nuk ishte e pajisur me dokumente.

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Vendore të Qarkut Dibër, aksioni u finalizua dhe mjeti u dërgua në Komisariatin e Policisë Peshkopi.

Mjeti u dërgua në komisariat për të vazhduar më tej me veprimet e nevojshme procedurale.

Sipas pronarit, aksiooni vijon në mënyrë të pandërprerë, deri në zhdukjen e fenomentit të prerjes dhe kontrabandës së prerjes së lëndëve drusore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb