Presidenca i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit.

Në një reagim në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i bën thirrje Spiropalit të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan zëdhënësi i Metës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb