TIRANE – Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, Anika Dokle është shprehur pro propozimit të deputetit socialist Ben Blushi dhe 9 deputetëve të tjerë, për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Në një postim në faqen e saj në “Facebook”, Anika Dokle bën të ditur se e ka firmosur peticionin për zgjedhjen e presidentit nga populli.

“E firmosa peticionin “PRESIDENT nga POPULLI”, e bindur qe produkti mund të jetë më i mirë se ai i kulisave.” – shkruan Dokle në rrjetet sociale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: