Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA dënon fuqishëm sulmet me raketa ruse në qytetet ukrainase, të cilat demonstrojnë “brutalitetin e plotë” të Vladimir Putin kundër popullit ukrainas.

“Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa qëllime ushtarake. Sulmet demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës së paligjshme të zotit Putin ndaj popullit ukrainas. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e atyre që u vranë pa kuptim sot, si dhe urimet tona më të mira për shërimin e të plagosurve.

Sulmet e sotme vetëm sa e përforcojnë më tej angazhimin e SHBA-së për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet. Ne do të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do të mbajmë Putinin dhe Rusinë përgjegjës për mizoritë dhe krimet e saj të luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre”, deklaroi Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb