Të gjithë janë të bindur që Lewandowski do largohet nga Bayerni, sidomos pas atyre fjalëve të polakut, ku shprehej se periudhës në bavari i ka ardhur fundi.Nuk mendon kështu Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer, i cili në një intervistë të dhënë për BILD jep garancinë e tij se ylli i sulmit do luajë në Allianz Arena edhe për sezonin që vjen.

“Një kontratë është një kontratë. Ku do të përfundojmë nëse një lojtar mund të largohet para kohe, ndërsa ne në klub duhet ta paguajmë atë deri në ditën e fundit? U habita që Roberti foli në një mënyrë të tillë. Por nuk jam i shqetësuar, ai është profesionist dhe jam i bindur se do të luajë me ne sezonin e ardhshëm” – tha ai.

 

Kk
Kk

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb