Në Radio Shqiptare në News24 ka nisur podcasti më i ri “M’Kujto” nga moderatorja Çenkuela Hasa.
Ky podcast sjell në fokus ngjarje dhe figura që kanë lënë ose janë duke lënë markën e tyre në historinë shqiptare.
I ftuari i parë ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi i cili erdhi në një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën.

Moderatorja: Ju dhe Luiza Gega keni sakrifikuar jetën personale në emër të karrierës, a ja ka vlejtur?

Taulant Stërmasi: Jam shumë i qartë në atë që dua, ndoshta njeriu duhet të këtë dhe gjëra të tjera paralel me karrierën por çdo njeri që do të jetë i suksesshëm duhet të punoj mbi 12 orë në ditë, nëse se bën do të jetë mesatar por asnjëherë mbi mesataren. Nëse nuk punon mbi 12 orë ti nuk do arrish limitet e tua në punë, këtë e bëjnë të gjitha ata që janë në këto nivele.

Dhe në federatë unë dua të jemi më të mirët, dhe si sfidë në drejtimin e saj dua të jemi të dukshëm, duhet të bëjmë sport masiv në çdo qytet Shqipërisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: