SALSBURG- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u takua të mërkurën me Kancelarin austriak Christian Kern.

Takimi u zhvillua në Salzburg dhe Macron paralajmëroi se po planifikon që nga fundi i këtij viti të fillojë iniciativën “për riformimin e Europës”.

Macron pas takimit me kancelarin austriak Christian Kern u shpreh se Europa duhet të mbrojë qytetarët e saj, duke përmendur praktikën jo të drejtë ekonomike si edhe mbrojtjen nga terrorizmi dhe refugjatët. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb