Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka pasur mbrëmë një takim me pronarin e gazetës historike shqiptaro-amerikane në SHBA, Illyria, Vehbi Bajrami.

Gjatë bisedës u diskutua ideja e hapjes së redaksisë së News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë më pranë komunitetit shqiptar në këtë vend.

Televizioni më i ndjekur i shqiptarëve në SHBA do të jetë një pikë lidhje e fortë e komunitetit me vendin amë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Redaksia e News 24 në SHBA do të jetë një dritare e rëndësishme për diasporën për të folur mbi zhvillimet në vendin ku ata jetojnë, si vendi aleat strategjik dhe më i rëndësishmi në kontributin për vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria në New York, ish-drejtor i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, aktivist dhe lobist për çështjen shqiptare në Uashington është një nga shqiptarët më me ndikim në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb