Presidenti Bjellorus, Aleksandër Lukashenko i ka dhënë lamtumirën e fundit ministrit të Jashtëm të tij Vladimir Makei, pasi humbi jetën në rrethana ende të panjohura.

Ndërkohë dyshimet se 64-vjeçari mund të jetë vrarë janë të mëdha.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se presidenti Bjellorus ka urdhëruar të kryhen teste toksikologjike. Gjithashtu edhe ekipi i sigurisë që ishte i ngarkuar për ruajtjen e 64-vjeçarit po i nënshtrohen detektorit të gënjeshtrës (ndryshe makina e së vërtetës).

Vladimir Makei, 64 vjeç shihej si i vetmi kanal kryesor i komunikimit me Perëndimin në regjimin pro-rus të linjës së ashpër të diktatorit Alexander Lukashenko, ndërsa vdekja e tij erdhi në mënyrë misterioze një ditë pasi ai u takua me të dërguarin e Papës Ante Jozić ku thuhet se diskutuan një plan sekret paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb